Bërnabiq përfaqëson Serbinë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

by Nexhat

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq do të përfaqësojë Serbinë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hënën.

Është paralajmëruar se seanca mund të jetë e mbyllur për publikun dhe këtë e ka kërkuar sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, “por ka pak mundësi që kjo të ndodhë”, shkruan gazeta serbe “Politika”.

banner

Si arsye për mbylljen e seancës për publikun, Guterres ka theksuar se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë ishin të dukshme në seancën e fundit, më 27 prill, dhe se ato u përdorën këtë për të paraqitur narrativa që nxisin jostabilitetin në rajon.

Në mënyrë që seanca të jetë e mbyllur për publikun, një vendim i tillë do të kërkonte marrëveshjen e të paktën nëntë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe kjo, sipas gazetës serbe, “nuk është e mundur pa kompromis me Rusinë dhe Kinën”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy