Numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë qëndrimit në Francë është takuar edhe me emisarin e Qeverisë franceze për Ballkanin, Rene Troccaz, .
Bislimi ka thënë se me emisarin francez kanë diskutuar një mori temash.
“Kontributi dhe përkushtimi i Francës në rajon vlerësohen shumë. Mezi presim të forcojmë më tej lidhjet dhe marrëdhëniet tona”, ka shkruar Bislimi për takimin.
Kjo vizitë e Bislimit në Paris vjen pak ditë pas kritikave të presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe akuzës së tij se liderët e Kosovës s’e kanë mbajtur fjalën sa i përket implementimi të planit franko-gjerman.
Met w/Special Envoy @troccazrene, where we covered and discussed a range of topics. The contribution and commitment of France in the region is highly appreciated. Looking forward to further strengthen our ties and relations. pic.twitter.com/wMKRZ0GRaf
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) October 20, 2023