Pas samitit ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, pjesëmarrësit kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, ku theksohet se Kosova dhe Serbia urgjentisht duhet të zbatojnë pa kushte marrëveshjen e arritur në Bruksel dhe Ohër.
Në deklaratë, po ashtu theksohet nevoja që Kosova dhe Serbia të de-përshkallëzojnë urgjentisht tensionet, .
Deklarata përmban 34 pika gjithsej dhe në pikën e tetë përmendet Kosova dhe Serbia.
“Ne riafirmojmë angazhimin tonë të përbashkët për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen tonë për perspektivën e BE-së të rajonit. Të gjithë partnerët duhet të vazhdojnë të bëjnë reformat e nevojshme për të përparuar në rrugën e tyre evropiane. Ne theksojmë nevojën që Kosova dhe Serbia të de-përshkallëzojnë urgjentisht tensionet dhe të zbatojnë me shpejtësi dhe pa kushte marrëveshjen në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve të tyre dhe kthimit në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në komunikatën e përbashkët të Samitit ShBA-BE.