Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca do ta pres sot në takim deputeten britanike, Alicia Kearns.
Takimi do të mbahet në orën 13:00, në kabinetin e Konjufcës.
Deputetja britanike, Alicia Kearns, pati alarmuar në korrik se nga Serbia po nëpërmjet kontrabandes po futen armë në Kosovës përmes autoambulancave dhe po shkarkohen në kishat ortodokse. Ajo tha se për këtë KFOR-i britanik është në dijeni.
“Qeveria është e vetëdijshme, me Fusilierët [regjiment ushtarak britanik] që sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR, se ka armë që kontrabandohen përtej kufirit nga Serbia në kishat ortodokse me ambulanca. Kur trupat tona vihen në dijeni për këtë dhe përpiqen të marrin leje për të shkuar dhe për t’i marrë ato, lejet zgjasin shumë. Deri në momentin që ka leje – të papritura – një ambulancë veçse ka shkuar në kishë dhe ka shkarkuar përsëri të gjitha armët”.
Reagimet e saj paten jehonë ndërkombëtare dhe patën ngjallë reagime të shumta në diploamcinë ndërkombëtare.