Biden njoftoi se do t’i dërgojë Kongresit një kërkesë urgjente për financim, e cila pritet të arrijë në rreth 100 miliardë dollarë gjatë vitit të ardhshëm.
Siç pritej, Biden përdori fjalimin e tij të dytë në Zyrën Ovale për t’u bërë thirrje amerikanëve që të mbështesin dhjetëra miliarda dollarë financime për Izraelin dhe Ukrainën.
Biden njoftoi se do t’i dërgojë Kongresit një kërkesë urgjente për financim, e cila pritet të arrijë në rreth 100 miliardë dollarë gjatë vitit të ardhshëm.
Propozimi, i cili do të prezantohet të premten, përfshin fonde për Ukrainën, Izraelin, Tajvanin, ndihmën humanitare dhe menaxhimin e kufirit.