Komandanti i ri i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutaş, ka zhvilluar takim në Beograd me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviq, për të diskutuar situatën e sigurisë në Kosovë.
Komandanti i ri i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutaš, i cili këtë detyrë e mori javën e kaluar, ka shkuar në Beograd edhe është takuar me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviq.
Ulutaš me Mojsiloviq kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë.
“Në takimin në Beograd u diskutua për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe aktivitetet që mund të ndërmerren për përmirësimin e paqes dhe sigurisë në Veri të Kosovës”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes të Serbisë.
Gjenerali Mojsiloviq ka theksuar në bisedë se Ushtria Serbe, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjen Ushtarake Teknike, e njeh KFOR-in si të vetmin formacion legjitim të armatosur në Kosovë.
“Forcat ndërkombëtare të sigurisë do të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të de-përshkallëzuar situatën në Kosovë dhe për të mbrojtur trashëgiminë kombëtare, kulturore, historike dhe fetare serbe”, ka thënë Mojsiloviq.
Ozkan Ulutash e mori postin e komandantit të KFOR-it nga gjeneralmajori italian Angelo Michele Ristucci.
Gjeneralmajor i ushtrisë turke Ozkan Ulutash është komandanti i 28-të i KFOR-it. Ai është gjithashtu gjenerali i parë turk që komandon një mision të NATO-s , megjithëse Turqia ka qenë anëtare e Aleancës që nga viti 1952, është raportuar nga RTS.