Kurti nuk e di se çka do të kërkojnë e çka do të ofrojnë emisarët perendimorë që nesër e vizitojnë Kosovën

by engel

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se nesër do ta kuptojnë se çfarë do të kërkojnë e çfarë do të ofrojnë emisarët që pritet të vijnë në Kosovë.

Sipas tij, siguria e Kosovës duhet të jetë prioritet.“Çka do të kërkojnë e çka do të ofrojnë e marrim vesh nesër. Unë mund të them që nuk mund të kemi normalizim pa siguri. Siguria e Kosovës duhet të jetë prioritet edhe për institucionet e shtetit edhe për popullin edhe shoqërinë. Për këtë ne punojmë ditë e natë me krejt çfarë mundemi e dimë”- ka thënë Kurti.

banner

Sipas tij, “Është jetike për Kosovën, për demokracinë, por do të thosha edhe për rajonin e Ballkanit në përgjithësi që atë të cilët nuk e kanë ditur ose kuptuar se kush është Serbia dhe Beogradi zyrtar më në fund ta bëjnë këtë sepse nuk është Kosova ajo e cila duhet të këtë masa ndëshkuese por është Serbia ajo së cilës duhet t’i vendosen sanksione”.

Lidhur me dialogun me Serbinë, Kurti ka thënë: “Sa i përket dialogut në Bruksel ne prej atje kemi marrëveshje por që sërish për shkak të Serbisë nuk është zbatuar. Ne kemi qenë për herë konstruktiv të përkushtuar kreativ dhe kurrsesi nuk ka faja apo përgjegjësi në anën tonë pse Kosova dhe Serbia nuk i kanë marrëdhëniet normale. Marrëveshja bazike e Brukselit nga 27 shkurti e ka në qendër njohjen de-facto reciproke dhe sa më parë zbatohet ajo do të kemi jo vetë normalizmi demokratik e europian por edhe siguri për vendin tone e për rajoni”

Këto deklarata të Kryeministrit Kurti janë dhënë në fshatin Godanc në Shtime, pas ceremonisë së vendosjes së gurthemelit të çerdhes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy