Kush i vrau fëmijët serbë në kafenenë Panda dhe kush po i mbron vrasësit!?

by engel

Politikani serb publikon posterin i cili i përgjigjet dy pyetjeve kryesore se kush i vrau fëmijët serbë në kafenenë Panda dhe kush po i mbron vrasësit!

Politikani serb Boban Bogdanoviq ka publikuar një poster në platformën X ku shihen fytyrat e të rinjve serbë që u vranë në vitin 1998 në kafenenë Panda në Pejë.

banner

Poshtë tyre, janë publikuar fotografitë e disa serbëve që sipas tij janë përgjegjës për aktin terrorist që pasi u krye, shteti serb fajësoi dhe arrestoi disa shqiptarë nga Peja.

Në mesin e fytyrave që sipas Bogdanoviq janë përgjegjës të këtij krimi është edhe ajo e shefit aktual të BIA-s serbe Aleksandar Vulin dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

“Një poster që i përgjigjet dy pyetjeve kryesore, kush i vrau fëmijët serbë në kafenenë Panda dhe kush i mbron vrasësit?” ka shkruar Bogdanoviqnë platformën X.

Në kafene “Panda”, që ndodhej përballë gjimnazit “Sveti Sava”, pasditen tragjike të 14 dhjetorit 1998, si zakonisht ishin mbledhur disa të rinj. Ata po konsumonin pijet e tyre të zakonshme dhe po luanin me letra….

Dy prej të rinjve që ndodheshin brenda në lokal, largohen duke lënë derën e jashtme të hapur. Ky është momenti, kur dy persona të veshur me të zeza, zbritën nga makina dhe u afruan pranë Kafe “Panda”.

Me tu futur në lokal, pa thënë asnjë fjalë, agresorët hapën zjarr me armë automatike në shënjestër të hapur.

U deshën vetëm 30 sekonda dhe 60 plumba për të shkaktuar një tragjedi me 6 të viktima, shumica nën 18-vjeç.

Krimin, i cili është kryer më 14 dhjetor të vitit 1998, autoritetet e atëhershme të shtetit serb e patën quajtur akt terrorist dhe për të i patën fajësuar shqiptarët dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Deri më 28 dhjetor 2013, familjarët e fëmijëve të vrarë dhe publiku në Serbi ishte i bindur se krimi në kafenenë “Panda” në Pejë ishte kryer nga shqiptarët.

Mirëpo, asokohe nënkryetari i parë i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në televizionin TV Pink kishte thënë: “Krimi në Panda nuk është kryer nga shqiptarët, siç kemi besuar deri tani. Publiku do të tmerrohet kur të zbulohet e vërteta”.

Vuçiq më vonë u tha gazetarëve se është pothuajse i sigurt për atë çfarë ka ndodhur në “Panda”, por se “nuk ka asnjë provë”.

Në këtë kafene që ndodhet në Pejë, u vranë gjashtë të rinj serbë.

Ivan Obradoviq (14), Vukota Gvozdenoviq (16), Svetisllav Ristiq (17), Zoran Stanojeviq (17), Dragan Trifkoviq (17) dhe Ivan Radeviq, ishin viktimat e këtij krimi që ndodhi më 14 dhjetor 1998.

25 vjet më pas gazeta malazeze M-Portal ka botuar një artikull të gjatë i cili më pastaj është publikuar edhe nga një prej gazetave më të njohura serbe “Danas”. Aty ofrohen detaje të reja lidhur me grupin e dyshuar serb që e kreu këtë masakër mbi serbët, për ta fajësuar UÇK-në.

“Zemun” dhe “Skaljar” janë dy grupet përgjegjëse për kryerjen e masakrës që njihet si rasti “Panda” në Pejë, raporton gazeta Nacionale. Ky medium i Malit të Zi, ka ofruar një kronologji edhe të grupeve të tjera të lidhura me BIA-n serbe, e që dyshohen për përfshirje në veprimtari të tilla.

“Sipas informacioneve të sigurta të siguruara nga portali M nga shërbimet e inteligjencës rajonale, këtë krim e kanë kryer për llogari të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror, Luka Bojoviq, Sinisha Petriq “Zenica” dhe Radomir Boban Baçoviq, sot lider i klanit Škaljar dhe një nga anëtarët e Bojoviqit. Drejtor ishte Radomir Rade Markoviq, në atë kohë shef i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror, organizatori Milorad Ulemek Legija, komandant i Njësisë së Operacioneve Speciale (JSO), dhe Bojoviq, “Zenica” dhe Baçoviq ishin ekzekutuesit e drejtpërdrejtë”, thuhet në raportimin e këtij mediumi.

Gazeta raporton në detaje edhe për arrestimin e shqiptarëve për këtë krim.

“Shqiptarët u dyshuan menjëherë për vrasjen e gjashtë të rinjve, ndërsa mediat e shpallën fajtore Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Tri ditë pas vrasjes, policia arrestoi në lagjen Kapeshnicë të Pejës, Agron Kolçakun, Gazmend Bajramin, Xhevdet Bajramin, Beqir Loxha dhe Vllaznim Pergjegja, të cilët dyshohen për këtë krim. Në opinion u krijua imazhi se pjesëtarët e UÇK-së ishin përgjegjës për masakrën dhe se ishte hakmarrje për vrasjen e 34 anëtarëve të organizatës së tyre disa ditë më parë, me të cilën u arrit qëllimi i qeverisë së Millosheviqit – tensionet mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë ishin në maksimum, dhe rruga drejt hakmarrjes së përgjakshme hapet. Pesë shqiptarë të dyshuar u liruan më datë 15”, thuhet më tutje në këtë artikull.

Ky medium ka treguar arsyet pse kishte dështuar plani serb për ta fajësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për kryerjen e këtij krimi.

“Mirëpo, ajo që më pas u fsheh nga publiku dhe spiunët e aftë të medias, në kohën e krimit në kafenenë “Panda”, ishte nën kontrollin e Njësisë së Operacioneve Speciale të Ulemek-ut, e cila patrullonte çdo ditë qytetin, duke shkaktuar trazira te serbët si dhe popullsia shqiptare. Që nga viti 1997, selia e JSO-së ka qenë në një resort pranë manastirit të Deçanit, kështu që është e vështirë të besohet se UÇK-ja, dhe veçanërisht një grup më pak i organizuar, do të guxonte të bënte një masakër të tillë në prani të famëkeqit të Ulemek ” Beretat e Kuqe”, të përbërë nga forca speciale të stërvitura mirë, por në një masë të madhe nga kriminelë të paskrupullt të thekur, të rekrutuar nëpërmjet Shërbimit të Sigurimit të Shtetit nga burgjet dhe nga rrugët. Në radhët e tyre janë anëtarë të “Tigrave” të Arkanit, një njësi paraushtarake të cilës Luka Bojoviç iu bashkua në vitin 1991 kur ishte mezi tetëmbëdhjetë vjeç”, thuhet në artikull.

Gazeta ofron detaje lidhur me këtë grup, dhe të bëmat e tyre.

“Atë dhjetor 1998, vetëm 26 kilometra larg Pejës dhe 50 nga baza e “Beretave të Kuqe” të Legjionit, miku i vjetër i Bojoviqit nga “Tigrat” dhe vrasësi i shumëfishtë brutal Sinisha Petriç “Zenica” po vuante dënimin pesëmbëdhjetëvjeçar në burgun e “Dubravës”. Në fund të viteve të nëntëdhjeta të errëta, Shërbimi i Sigurimit Shtetëror i Serbisë rekrutoi edhe Radomir Boban Baçoviqin, atëherë anëtar i grupit kriminal të Nikshiqit “Kvartashi””, thuhet në artikull.

“Në dosjen e tij shënohet zyrtarisht vetëm një arrestim në Serbi në vitin 2013 dhe burime të mirinformuara pohojnë se kjo falë SDB-së, e cila pasi u arrestua për krime të lehta, e liroi nga burgu dhe ai nga ana e tij bëri punë të pista për shërbimin. Pas marrjes së detyrës nga kreu i SDB-së në atë kohë, Radomir Markoviq, se në Kosovë duhet të bëhet një masakër që do t’i atribuohet shqiptarëve dhe UÇK-së për të krijuar një mjedis për aksion absolut ushtarak, Milorad Ulemek Legija. zgjodhi tre persona për atë detyrë – Luka Bojoviq, Sinisha Petrić dhe Radomir Baćovic”, përfundon raportimi.

Deri më 28 dhjetor 2013, familjarët e fëmijëve të vrarë dhe publiku në Serbi ishte i bindur se krimi në kafenenë “Panda” në Pejë ishte kryer nga shqiptarët.

Mirëpo, asokohe nënkryetari i parë i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në televizionin TV Pink kishte thënë: “Krimi në Panda nuk është kryer nga shqiptarët, siç kemi besuar deri tani. Publiku do të tmerrohet kur të zbulohet e vërteta”.

Vuçiq më vonë u tha gazetarëve se është pothuajse i sigurt për atë çfarë ka ndodhur në “Panda”, por se “nuk ka asnjë provë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy