Ditën e sotme kryeministrja italiane Georgia Meloni ka lajmëruar në rrjetet sociale ndarjen nga bashkëshorti i saj pas 10 vitesh martesë. Rrëfimi i Melonit vjen një ditë pas publikimit të një videoskandali nga ‘Stiscia la notizia’ në lidhje më partnerin e saj.

Në video shfaqet Andrea Giambruno i cili pranon lidhje jashtë martesore madje i thotë një vajze tjetër t’i bashkohet për të kryer marrëdhënie intime të tre.
“Marrëdhënia ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati gati dhjetë vjet, përfundon këtu. E falënderoj për vitet e mrekullueshme që kaluam bashkë, për vështirësitë që kaluam dhe që më dha gjënë më të rëndësishme në jetën time, që është vajza jonë Ginevra”, tha kryeministrja italiane.

“Rrugët tona kanë ndryshuar për disa kohë dhe ka ardhur koha ta pranojmë atë. Unë do të mbroj atë që ishim, do të mbroj miqësinë tonë dhe do të mbroj, me çdo kusht, një vajzë shtatëvjeçare që e do nënën e saj dhe e do babanë e saj, ashtu siç nuk munda të dua unë timin. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë për këtë”.
Më pas kryeministri shton një passhkrim: «Të gjithë ata që shpresonin të më dobësonin duke më goditur në shtëpi, duhet ta dinë se sado që pika të shpresojë të gërmojë gurin, guri mbetet gur dhe pika është vetëm ujë».