Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, më në fund ka qenë në gjendje t’i japë disa lajme të mira për dëmtimet e lojtarëve, pas një sërë problemesh që kanë përfshirë Blaugranët në javët e fundit.
Tashmë Barcelona ishte pa një numër lojtarësh për shkak të lëndimeve, por gjatë pushimit ndërkombëtar Lamine Yamal dhe Alejandro Balde u përjashtuan të dy nga skuadra spanjolle për shkak të problemeve fizike. Megjithatë, Xavi nuk donte që skuadra e tij ta përdorte atë si justifikim.
Ndërkohë sot (e premte) në mëngjes përpara ndeshjes së tyre me Athletic Bilbao të dielën mbrëma, Ronald Araujo dhe Ilkay Gundogan u kthyen nga detyra ndërkombëtare përkatësisht me Uruguain dhe Gjermaninë, por nuk morën pjesë në stërvitje.
https://twitter.com/FCBarcelona/status/1715317442103197741?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1715317442103197741%7Ctwgr%5Eeecd3c871f3cf17e1c0332f9c7a1265627843912%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fxavi-konfirmon-kater-rikthime-te-medha-per-ndeshjen-kunder-bilbaos%2F
Xavi u pyet për gjendjen e tyre fizike përpara ndeshjes të së dielës, ku nuk hezitoi t’i konfirmoj rikthimet e lojtarëve.
“Të katër do të jenë atje të dielën. 100%, ata janë në dispozicion. Lamine dhe Alejandro janë kthyer. Ronald dhe Gundogan po pushonin, është kaq thjesht”, ka thënë Xavi.
Barcelona ende po trajton një numër problemesh dëmtimesh, me Pedri, Raphinha, Robert Lewandowski, Frenkie de Jong dhe Jules Kounde të gjithë ende jashtë me lëndime, jashtë këtyre katërve