Jamarbër Malltezi është arrestuar mbrëmjen e sotme në Aeroportin e Rinasit. Lajmi konfirmohet nga Klan Neës. Burime për gazetaren Glidona Daci, bëjnë me dije se një masë e sigurimit personal është vendosur edhe ndaj ish-Kryeministrit të vendit Sali Berisha, e më konkretisht masa shtrënguese detyrim paraqitje, si dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.
Në pranga ka rënë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, ndërtues i pallateve tek ish-kompleksi Partizani.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po e heton çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani për pastrim parash.
Mësohet se Malltezi ishte duke u kthyer nga një vend i Bashkimit Europian kur u ndalua nga autoritetet.
Hetimet për privatizimin e kompleksit “Partizani”, nisën pas një kallëzimi penal të bërë më 17 nëntor 2020, nga Taulant Balla, në atë kohë kreu i grupit parlamentar të PS.
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka njoftuar mbrëmjen e sotme një konferencë për shtyp në orën 21:00./ Burimi: tvklan.al