Skandali i basteve që ka shpërthyer në Itali ka prekur shumë emra të futbollistëve nga paparaci Fabrizio Corona.
Njëri nga emrat e përmendur është edhe ai i mesfushorit italian të Interit, Nicolo Barella.
Mesfushori tani i është kundërpërgjigjur Coronas me një deklaratë të fuqishme duke thënë se atij nuk i kanë pëlqyer asnjëherë bastet.
“Nga një gazetë që quhet ‘La Verita – E vërteta’ pritet më shumë seriozitet. E vërteta e vetme është që jeni disa palaço”.
“Kam qëndruar i heshtur për shumë kohë, pavarësisht gjithë atyre që janë thënë për mua. Nuk më kanë pëlqyer kurrë lojërat e fatit, aq më tepër bastet sportive dhe mbi të gjitha për punën time”.
“E vetmja gjë që më intereson është të mbroj vajzat e mia dhe familjen time nga i gjithë ky m***, ndaj do të nis rrugët ligjore”, ka shkruar Barella.
Emrat e tjerë që janë përmendur nga Corona janë edhe Sandro Tonali, Nicolo Zaniolo, Nicolo Fagioli Nicola Zalewski, Federico Gatti apo Stephan El Shaarawy.