City fiton, Brighton u mundua deri në fund që të nxjerr barazimin

by engel

Në Etihad stadium sot u zhvillua ndeshja e xhiros së nëntë e Premier League midis Manchester City dhe Brighton.

Ndeshje e filluar mjaft mirë nga Manchester City, duke treguar dominim që në momentet e para të ndeshjes arriti shpejt në epërsi me golin e shënuar nga Hulian Alvarez ne minutën e 7’ pas një asisti të Jeremy Doku.

Kur po dukej se ndeshja po gjente një barazpeshë, në një moment Baleba i Brighton e humb topin në krahun e djathtë ku përfiton Erling Haaland i cili pas udhëheqjes së topit për disa metra gjuan një goditje të fortë nga distanca në këndin e poshtëm në anën e djathtë dhe shënon për 2-0.

Pas golit të dytë gjithcka shkonte në favor të Citizenëve, nuk u rrezikuan asnjëherë nga Brighton deri në fund të pjesës së parë e cila përfundoi me 2-0.

Pjesa e dytë filloi me një dinamikë të shtuar nga dy skuadrat por Citizenet paten më shumë raste për të shënuar. Për Brighton rastet më të mira ndodhen në minutat e 68’ dhe 70’ kur Mitoma një herë doli ball për ball me portierin Ortega po nuk arriti të shënoi dhe herën tjetër nga afërsia dy metra nuk arriti ta dërgon topin në rrjet!

Rezultati në 2-1 u ngushtua në minuten e 72’ kur Ansu Fati shënoi me një goditje të lehtë por të saktë. Topi erdhi deri te Fati pas një pasimi të ulët në zonë nga Mitoma i cili u dëbua nga lojtarët e Cityt në kmëbën e Ansu Fatit të cilin ai e shfrytëzoi më së miri.

Minutat e fundit ishin kritike për Manchester Cityn sepse Brighton tentoi me të gjitha mënyrat që të barazonte rezultatin. Gjithsesi, City arriti objektivin e vetë që t’i merr tri pikët e mundshme nga ky duel duke fituar me rezultat 2-1.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy