Pas disa vitesh mungese, televizioni Klan fillon sërish talent shoë spektaklin më emocionues të muzikës, një udhëtim në të gjithë Shqipërinë në kërkim të të rinjve të talentuar.
Faza e audicioneve ka nisur në Shkodër, ku mijëra të rinj kanë mbushur qendrën e qytetit duke u përballur me sfidën e tyre të parë.
“Është një mëngjes ndryshe këtu në Shkodër sot sepse e gjithë Pedonalja në këtë qytet është mbushur me të rinj nga e gjithë Shkodra. Shkodra është qyteti i talenteve, kemi patur dy fitues të X Factor në 2 edicione nga Shkodra, Arilena Ara dhe Ergi Dinin dhe kemi dëshiruar shumë që për fat ta nisim këtu këtë raund të audicioneve të produksionit”, tha Alketa Vejsiut.
Stafi profesionist i produksionit është pritur plot entuziazëm nga konkurrentë të të gjitha moshave, duke konfirmuar se shumë prej tyre e kishin faktorin X, ashtu si vite më parë përmes këtij programi vite më parë kanë dalë disa nga yjet e muzikës moderne, një prej të cilëve, Arilena fituesja e ‘X Factor 2’.
Konkurrentët nga qyteti i Shkodrës, po jo vetëm, kanë kaluar fazën e parë të përzgjedhjes, ku më të talentuarit do të përballen me audicionin e madh i cili do të mbahet në studiot e televizionit Klan në datën 31 Tetor.
Audicionet do të vazhdojnë në qytetin e Korçës, ndërsa javën e ardhshme produksioni do të udhëtojë në Vlorë me 23 Tetor, Durrës 24 tetor, Elbasan 25 Tetor, ndërsa Prishtina dhe Shkupi në 26 dhe 27 tetor.
‘X Factor Albania’ vjen sërish nën drejtimin e Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu, një projekt i televiziv i cili do të vulosë fatin e një tjetër ylli të muzikës shqiptare.