Lajçak pyetet për akuzat e Kurtit se po i mban anën Serbisë, reagon Këshilltari i Kancelarit Scholz

by Nexhat

Emisari i BE-së, Miroslav Lajcak, në konferencën për media pas takimit që kanë pasur me kryeministrin Albin Kurti, është pyetur për akuzat e këtij të fundit ndaj tij se po anon kah Serbia,

Miroslav Lajcak është përgjigjur duke thënë se është në anën e Bashkimit Evropian dhe ka shtuar se në takime të tilla fokusohen në substancë.

banner

“Unë jam në anën e BE-së dhe jemi të fokusuar në substancë në këto takime”, ka thënë Lajcak me një buzëqeshje të lehtë.

Ndërkohë që derisa Lajcak ka folur, ka ndërhyrë këshilltari i kancelarit Scholz, Jens Plotner, duke bërë me dorë nga radha e emisarëve, duke nënkuptuar se Lajcak është bashkë me ta në Prishtinë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy