Meryl Streep ndahet nga bashkëshorti skulptor pas 45 vitesh martesë, jetonin të ndarë prej 6 vitesh

by Merita

Aktorja Meryl Streep është duke u ndarë nga bashkëshorti i saj Don Gummer pas 45 vitesh martesë.

Meryl Streep ka njoftuar divorcin e saj nga bashkëshorti Don Gummer pas 45 vitesh martesë, katër fëmijë dhe pesë nipër e mbesa, duke zbuluar se ata kanë jetuar jetë “të ndara prej gjashtë vitesh”.

banner

Kështu raporton New York Post.

Në një deklaratë të përbashkët, aktorja fituese e Oskarit dhe skulptori shpjeguan se pavarësisht ndarjes ata “do të kujdesen gjithmonë për njëri-tjetrin”.

Streep dhe Gummer u martuan në vitin 1978 pasi u prezantuan nga vëllai i saj në të njëjtin vit.

Sipas tabloidit, ylli i Hollivudit, i cili mori pjesë dje në ndarjen e çmimeve Princesa de Asturias, është parë për herë të fundit me bashkëshortin e saj në ceremoninë e Oscar 2018.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy