Qytetarët me anë të pankartave ka shprehur mbështetjen e tyre për popullin Palestinez që tashmë dy javë janë në luftë.
Në pankartat që barteshin nga protestuesit shkruhej: “Liri për Palestinë”, “Le ta shkruajë historia” e të tjerë.
Kujtojmë që populli palestinez ka tashmë disa ditë që përballet me frikë nga sulmet e ushtrisë Izraelite, me mungesë të produkteve ushqimore, shëndetësore dhe jo vetëm.
Zhvillimeve gjeopolitike globale dhe pozicionimet e Palestinezëve në raport me shtetin e Kosovës po bëjnë që opinioni publik në Kosovë të jetë i ndarë dhe një pjesë vazhdojnë të hezitojnë në dhënien e mbështetjes për Palestinën.