Pesë emisarët evropianë kanë propozuar planin e tyre të ri, e konfirmon Kryeministri Kurti

by engel

Zyra për Media e kryeministrisë ka konfirmuar se pesë emisarët evropianë kanë propozuar tek kryeministri Albin kurti planin e tyre të ri për ecjen përpara. Sipas ZKM-së, Kurti i ka falënderuar dhe ka dhënë vlerësimet e tij për propozimin e ri perëndimor dhe për një gjë të tillë diskutimet duhet të vazhdojnë intensivisht.

“Në takim u bisedua për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht zbatimin e Marrëveshjes Bazike (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit të tij (Ohër, 18 mars).

banner

Kryeministri theksoi që është i nevojshëm reflektimi cilësor dhe një qasje e re. Të pesë emisarët ofruan planin e tyre të ri për ecjen përpara, për çfarë Kryeministri shprehu falënderimet dhe vlerësimet e tij. Diskutimet duhet të vazhdojnë intensivisht”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrisë.

Emisarët të cilët moren pjesë në takim me Kryeministrin Kurti ishin:
Miroslav Lajčák – Përfaqësuesi Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi,
Gabriel Escobar – Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor,
Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne – Këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron,
Alessandro Cattaneo – zëvendës këshilltari diplomatik të Kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, .

Kurti gjithashtu ka theksuar që prioritet kryesor dhe çështje urgjente për Republikën e Kosovës është siguria e shtetit dhe e qytetarëve, e kufijve dhe e territorit.

Pas sulmit terrorist dhe kriminal të 24 shtatorit të kryer nga grupe paramilitare me sponsorim dhe pjesëmarrje të Serbisë, ndëshkimi është vendimtar për mospërsëritje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy