Policia e AUV-i inspektojnë disa depo në Prishtinë, asgjësojnë 2 mijë kilogramë mish pa afat

by Nexhat

Policia në bashkëveprim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës kanë asgjësuar 2 mijë kilogram mish me afat të skaduar në Prishtinë.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në disa depo të furnizuesve të mishit është hasur në produkte të mbajtura jashtë procedurave të ruajtjes dhe mall pa origjinë.

banner

“Gjatë kontrollit  janë hasur produkte të mbajtura jashtë procedurave të ruajtjes, mall pa origjinë, afat të skaduar, të cilat janë konstatuar në lokacionet e inspektuara/kontrolluara, janë gjetur rreth 2000 kg (dymijë), mish dhe produkte të mishit me afat të skaduar, i cili është asgjësuar”, thuhet në raportin 24 orësh,.

Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të  rregullt.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy