Dukagjini fiton, barazohet me pikë me Malisheven

by engel

Në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë sot u zhvillua ndeshja e xhiros se 10 në Superligen e Kosoves ndërmjet Malishevës dhe Dukagjinit.

Pjesa e parë e ndeshjes e favorizoi Malisheven e cila arriti ta fitoj me rezultat 2-0.

banner

Në pjesën e parë u regjistruan dy raste të diskutueshme që paten nevojë për ndërhyrjen VAR-it. Pas shqyrtimit, Dukagjinit ju anulua një gol për shkak të pozites jashtë lojë dhe një penalti e prekur me dorë nga mbrojtësi i Malisheves por që gjyqtari pati mendim tjetër.

Pjesa e dytë e ndeshjes filloi me iniciativë të Dukagjinit të cilët me dy aksione të rrjedhëshm, për 10 minuta arriten ta barazojnë rezultatin 2-2 me golat e Zulfijit dhe Junior.

Skuadra nga Klina nuk kishte të ndalur. Në minuten e 71’ pas një kundërsulmi të rrjedhshëm, nëpërmjet Santos, Dukagjini arriti të kaloj në epërsi në 3-2 dhe vetëm pas 4 minutave, pas një aksioni të organizuar në mënyrë perfekte, në minuten e 75’ Mërlaku e ngriti epërsinë në 4-2.

Në minuten 93’ Malisheva organizoi një aksion të shkëlqyeshëm dhe u shënua goli i shtatë i ndeshjes nga Hazrrollaj për ta rikthyer sërish lojë Malisheven duke e ngushtuar rezultatin në 4-3.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes 3-4 në të mirë të Dukagjinit. Me rezultatin e kësaj ndeshje, Malisheva dhe Dukagjini i kanë nga 12 pikë dhe të dy skuadrat e ndaj vendin 5 dhe 6 me pikë të barabarta.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy