Gjuriq flet për synimin e tij që t’i “korrigjojë keqkuptimet nga e kaluara” me SHBA-në

by Nexhat

Ambasadori serb në Washington, Marko Gjuriq tha se këto ditë ka biseduar me përfaqësues të komunitetit “think tank” në SHBA, organizatave akademike e joqeveritare me ndikim sipas tij, duke iu folur atyre për situatën në Kosovë.

Ai tha se për zhvillimet e fundit i ka informuar edhe diplomatët nga më shumë se 40 vende.

banner

Gjuriq e quajti “takim ambicioz” atë të organizuar nga ambasasada serbe në SHBA, “me qëllim të forcimin të lidhjeve brenda komunitetit serb”.

Kur bëhet fjalë për ndryshimet në administratën amerikane, si ardhja e James O’Brien në postin e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gjuriq i tha “Kosovo Online” se se ai është një njeri që e njeh shumë mirë rajonin.

Si përfaqësues diplomatik i Serbisë, thotë ai, “do të punojë me O’Brien si një nga përfaqësuesit e SHBA-së që merret me rajonin, me shpresë se në periudhën e ardhshme do të ketë më shumë shkëmbime vizitash, më shumë dialog për të gjitha çështjet”. Ai foli për “korrigjimin e keqkuptimeve nga e kaluara” ndërmjet Serbisë e SHBA-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy