Haziri: Zgjedhjet në Veri dhe draft -statuti i Asociacionit menjëherë, do te shokohen besimtarët e Kurtit

by Nexhat

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka komentuar vizitën e pesëshes perëndimore për dialogun Kosovë – Serbi. Haziri ka thënë se ”për besimtarët e së majtës së Albin Kurti” ditët e ardhshme do të jenë shokante.

Teksa ka komentuar vizitën e emisarëve, Haziri ka thënë se  Qeveria dhe presidentja, Vjosa Osmani do të duhej t’i organizonin zgjedhjet në veri si kërkesë ndërkombëtare të cilët do të vazhdojnë me draft -statutin e Asociacionit

banner

”Nga vizita e djeshme e pesëshes, Qeveria e Albinit dhe Vjosës duhet me i organizu zgjedhjet në 4 komunat veriore të Mitrovicës dhe me shkru draft-statutin e Asociacionit (Zajednicës së VV-së)”, ka shkruar Haziri.

“Kur? Menjëherë. Ndërkaq, me 8 nëntor duhet me i kallxu Keshillit Europian. Para tij, duhet me i kallxu popullit të Republikës pse po ndodhë, se je ardhë në Zyren e Kryeministrit tue kondërshtu, protestu e lëndu policë, tue djegë e ataku edhe familjen e Kryeministrit të Kosovës atëherë. Po ashtu, duhesh me i kallxu popullit përse u desh që t’i bësh këto veprime banditeske para shtatë vitesh, duke ua pamundësu qytetarëve lëvizjen pa viza”.

”Zhvillmet e ditëve të ardhshme, kanë me qenë shokante për besimtarët e të majtës së Albin Kurtit, por nuk ka asgjë më fantastike se realiteti”, ka thënë Haziri. /Gazeta Express

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy