Krizat në Malin e Zi: Haradinaj: Faktori shqiptar të shohë në dritë të domosdoshmërisë së orientimit pro amerikan e pro evropian

by Nexhat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar në lidhje me krizat e vazhdueshme politike në Malin e Zi, duke thënë se qeveria e re në vendin fqinj “duhet të mishërojë vlerat pro perëndimore”.

Haradinaj shkroi në Facebook se duhet refuzuar ndikimi dhe ndërhyrja e Serbisë përmes Rusisë bë Malin e Zi.

“Si vend e komb, jemi gjithmonë në linjë me politikën e jashtme të SHBA-ve, sa i përket zhvillimeve në rajon si dhe atyre globale. Në këtë kontekst konsiderojmë që formimi i qeverisë së re të Malit të Zi, përpos që reflekton vullnetin qytetar dhe pluralizmin politik, duhet pashkëputshëm të mishërojë vlerat pro perëndimore, që lidhen me NATO-n, integrimin evropian, fqinjësinë e mirë dhe refuzimin e ndikimeve dhe ndërhyrjeve të jashtme destruktive nga ana e Serbisë dhe partnerit të saj, Rusisë”, shkroi Haradinaj.

Ish-kryeministri i ftoi përfaqësuesit shqiptarë në politikën malazeze që “ta shoh para së gjithash në dritë të domosdoshmërisë së orientimit pro amerikan dhe pro evropian”.

“Ftojmë faktorin politik shqiptar që në këto procese, tani dhe në të ardhmen, pjesëmarrjen dhe reflektimin e vullnetit të qytetarëve shqiptar në të gjitha institucionet e Malit të Zi, ta shoh para së gjithash në dritë të domosdoshmërisë së orientimit pro amerikan dhe pro evropian. Çfarëdo qasje tjetër nga cilido akter në Mal të Zi do të ishte i dëmshëm për rajonin në aspektin afatshkurtër, por edhe për vet Malin e Zi në një perspektivë afatgjate”, shkroi Haradinaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy