Modelja shqiptare, Arbenita Ismajli së fundmi ndau me ndjekësit në Instagram një mesazh privat të cilin sipas saj ia dërgoi reperi i njohur, Unikkatil

by Nexhat

Në mesazhin drejtuar modeles, reperi shpreh i gatshëm që t’i ndihmonte asaj ta harronte ish-partnerin e saj, Feron.

“Hej. Kam një ide që mund të të çlirojë. Dhe me respekt maksimal per privatësinë tënde. Premtoj”, thuhej në mesazhin e dërguar modeles.

Foto: Arbenita Ismajli/Instagram

Më pas nuk mungoi as ironia e Arbenitës e cila ia ktheu mesazhin duke e quajtur ‘picamen’ dhe më pas duke i bërë bllok.

Por, ditën e sotme (e diel) Unikkatil ka reaguar me një postim në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, duke e demantuar Arbenitën.

Foto: Unikkatil/Instagram

Ai tha se biseda me të ishte e montuar dhe se kjo mund të vihet re nga tiku blu që verifikon llogarinë e reperit në Instagram, gjë që mungonte në llogarinë që i dërgoi mesazh modeles.

“O Iladup me të funksionu pollavra ishe dashtë me ia shti këtë tikun blue bre?. Ju shpikni e montoni. Pizza ju blej sa të doni për ndihma humanitare amo me bë nuk di, në falni”, ka shkruar reperi mes tjerash.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy