Presidentja Vjosa Osmani ndodhet në Nju Jork, ku nesër mbrëma do ta përfaqësojë e Kosovën në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidentes i tha se Osmani do ta mbajë një fjalim atje, Gazeta Express.
“Nesër Presidentja ndodhet në NY ku do të mbajë fjalim në KS OKB, prej orës 21:00, sipas kohës sonë lokale”, tha ai.
Osmani në këtë raportim periodik për zhvillimet në Kosovë, pritet të flasë për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend, me fokus sulmin e 24 shtatorit në veri.
Presidenca tha se Osmani do të flasë edhe për përkushtimin e institucioneve të Kosovës për paqe, siguri dhe stabilitet në rajon e për bashkëpunimin e ngushtë me aleatë e partnerë.
Para mbledhjes së KS të OKB-së, Osm,ani pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e shteteve aleate.
Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të diskutohet raporti e ri gjashtëmujor për situatën në Kosovë që përfshin periudhën nga 19 marsi deri më 18 shtator 2023.
Në këtë mbledhje Serbia do të përfaqësohet nga kryeministrja Ana Bërnabiq.