Zjarret në Prishtinë, Rama thirrje qytetarëve: Mos e ndezni barin e thatë (VIDEO)

by Nexhat

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se po bëhet punë e palodhshme për shuarjen e zjarreve të ndezura në fusha, në zona të ndryshme të Prishtinës.

Përmes një postimi në Facebook, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e ndezin barin e thatë, përcjell Klankosova.tv.

“Punë të palodhshme janë duke bërë Brigada e Zjarrfikësve-Prishtinë bashkë me Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca me në krye drejtorin, Lulzim Fushtica, duke u kujdesur që të shuajnë zjarret e ndezura në fusha në zona të ndryshme të Kryeqytetit”.

“Ju lutemi qytetarë të keni kujdes, MOS E NDEZNI BARIN E THATË, MOS I DIGJNI HAMULLORET sepse rrezikoni jetë, rrezikoni gjallesat në natyrë, mund të digjni shtëpi”, ka shkruar Rama.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy