Arrin në 222 numri i pengjeve të Hamasit në Gaza, mes tyre gra dhe fëmijë

by Merita

Numri i pengjeve izraelitë të mbajtur nga Hamasi në Gaza është rritur në 222. E tha zëdhënësi ushtarak Daniel Hagari sipas të cilit “numri i përgjithshëm përditësohet herë pas here bazuar në informacionet e inteligjencës”.

Yarden Bibas, gruaja e tij Shiri dhe dy fëmijët e tyre, Ariel katër vjeç dhe Kfir nëntë muajsh, sipas BBC, ndodhen mes personave të rrëmbyer nga banesa e tyre pas sulmit të 7 tetorit.

Motra e Yarden, Ofri Bibas Levy rrëfeu për mediat se familja se ishte fshehur në dhomën e ndërtuar posaçërisht për t’u mbrojtur nga raketat kur nisi sulmi.

“Ja ku nisim sërish”, shkroi vëllai i saj në një grup ta familjes në Whatsapp duke menduar se bëhej fjalë për një sulm të radhës me raketa nga Gaza.

Më vonë një mike e saj, i dërgoi një video të familjes teksa rrëmbehej nga militantët e Hamasit. Shiri shihej duke përqafuar fëmijët e saj.

Tre ditë më vonë asaj i dërguan foto të vëllait të saj me një plagë në kokë dhe dikë që mbante një çekiç në dorë. Dy javë më vonë, Ofri nuk e di asgjë rreth fatit të familjes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy