Big Brother VIP Kosova i ka habitur të gjithë këtë sezon teksa ka thyer tabutë me një personazh jonormal. Bëhet fjalë për Edona James, transgjinorja që emrin e fëmijërisë e ka pasur Kujtim Shehu.
Edona njihet si tranvestit që ka thyer tabutë në trojet shqiptare, pasi ka qenë e martuar me partnerin që kishte një dashurie prej 3 vitesh.
Teksa e pyetur nga banorët e tjerë brenda Big Brother VIP ajo ka zbuluar se dasma ishte madhështore dhe me shumë të ftuar në Gjermani. Gjithashtu ajo theksoi se nuk ishte martuar se kishte ndjenja për partnerin e saj, por e donte për paratë e tij.
“Nuk e kam dashur atë, ia kam dashur paratë, doja që me paratë e tij të bëja një jetë të mirë, nuk doja të bëja më punën si eskort, nuk e bëja atë se doja por nuk kisha tjera mundësi”, tha Edona.
Po ashtu ajo ka zbuluar se i janë dashur 20 operacione plastike dhe mijëra euro për të pësuar transformimin që ajo kishte papritur,
Transvestiti shqiptar pranon se ka marrë shumë hormone femërore pasi mjeku i kishte thënë se në trup ishte mashkull ndërsa në mendje femër.
Më tej Edona ka treguar se në moshën 13-vjeçare ka tentuar që të presë edhe organin gjenital.