Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, tha se gjuha e presidentit Macron është “gjuha më e rëndë” e përdorur në aspektin diplomatik.
Ai tha në “Pressing” në T7, se deklarata e Macronit do të thotë që “Kurti po rren” dhe “nuk është serioz”.
“Ne i kemi kritiku vazhdimisht veprimet e njëanashme të z.Kurti, karshi komplet procesit të Dialogut dhe qasjes ndaj Veriut, po ashtu kemi kritiku në vazhdimësi diskursin e tij jo të përshtatshëm me aleatët tonë strategjikë, sidomos me SHBA-në. Fartkeqësisht tash së fundmi doli edhe presidenti Macron, në aspektin e gjuhës diplomatike mendoj që është gjuha më e rëndë e përdorur. Thotë që Qeveria e Kosovës ose lidershipi i Kosovës s’po e mban fjalën, tash kur thotë një president si Macroni s’po e mban fjalën, i bie ti po rren, ti nuk je serioz në këtë proces, ndryshe nuk mund të përdorin shprehje më të rëndë ndaj liderishipit të Kosovës”, tha ai në Pressing në T7,
“Prandaj po them mënyra si e ka kurthuar z.Kurti dialogun dhe përmes dialogut Kosovën, mendoj që është qasje e papranushme shumë e rëndë dhe kam shpresuar që pas ngjarjeve tragjike të 24 shtatorit, kam shpresuar në reflektimin e tij…”, shtoi ai.