I akuzuari thotë se zv.ministri Radomiroviq është kontrabandues i njohur

by Nexhat

Në fjalën përfundimtare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i akuzuari Zoran Radunoviq tha se kontrabandues i njohur është zëvendësiministri aktual për Kthim dhe Komunitete, Radoica Radomiroviq

“ …tabelat iu janë hequr vajzës së tani ministrit për kthim Radoica Radomiroviq, i cili është kontrabandues i njohur dhe ai është urdhërdhënës i djegies së veturës sime të parë”, tha Radunoviq.

banner

I akuzuari përmendi një rast kur kishte ndaluar një kamion me pije, i cili kishte hyrë përmes kontrabandës, por tha se nga vetë komandanti i stacionin policor (Zvezdan Sapasojeviq) ishte liruar kamioni dhe i ishte kërkuar falje nga komandanti për ndalim nga Policia, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Ka shkuar te kontrabadnuesit dhe iu ka kërkuar falje që ia kishim ndaluar kamionin. Ekzistojnë shumë raporte që kontrabanduesi më i madh ma ka djeg veturën e parë”, tha Radunoviq.

Gjithashtu, Radunoviq tha se ishte arrestuar vetëm në bazë të manipulimeve të ish-prokurorit të këtij rasti, Sylë Hoxha. Tha se gjatë kohës së ishte zyrtar policor, kishte ndërmarrë veprime ligjore me qëllim të ndaljes së kontrabandës.

Kurse, mbrojtësi i tij, avokati Zhivojn Jukanoviq gjatë fjalës përfundimtare tha se pret nga gjykata aktgjykim lirues ndaj Radunoviqit.

Po ashtu, mbrojtësi i Spasojeviq, avokati Ljubomir Pantoviq tha së aktakuza e Prokurorisë Speciale është e papranueshme, se nuk është konstatuar asnjë dëm për buxhetin e Kosovës dhe kërkoi të nxjerret aktgjykim lirues për të mbrojturin e tij.

Tutje, mbrojtësi i Kompiroviq, avokati Milosh Deleviq, tha se nga aktakuza nuk ka prova të mjaftueshme materiale dhe personale, duke propozuar në fund që ndaj Kompiroviqit të nxirret aktgjykim lirues.

E Kompiroviq, tha se në këtë çështje penale ishte shtyrë me dhunë, për të cilën tha se nuk dëshiron të flasë më shumë, duke shtuar në fund se hetimin e policëve e bën vetëm Inspektorati Policor i Kosovës, e që në rastin konkret sipas tij nuk ka ndodhur.

Avokati Asdren Hoxha, mbrojtës i të akuzuarit Durleviq, tha se aktakuzës i mungon koha, vendi, mënyra dhe mjetet me të cilat është kryer vepra penale, duke propozuar në fund që ndaj tij të nxjerret aktgjykim lirues.

Po ashtu, mbrojtësja e të akuzuarit Bahtirit, avokatja Zehra Verbovci, tha se Prokuroria ka dështuar në sigurimin e provave të besueshme për ta bazuar aktakuzën, duke propozuar në fund që ndaj Bahtirit të shqiptohet aktgjykim lirues.

Kurse, mbrojtësi i Pllanës, avokati Vehbi Beqiri tha se fillimisht hetimet në këtë rast nuk ishin adekuate, duke propozuar që ndaj Beqirit të nxjerret aktgjykim lirues.

Mbrojtësi i të akuzuarit Kuqi, avokati Isa Salihu tha se nga provat e administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor, nuk është vërtetuar kryerja e veprës penale në bashkëkryerje “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare”, duke propozuar në fund që të nxirret aktgjykim lirues.

Mbrojtësi i Tomasheviq, avokati Gani Zabeli tha se kishte pritur nga Prokurori Çerkini që të tërhiqet nga akuza për Tomasheviqin, duke propozuar në fund që ndaj tij të nxjerret aktgjykim lirues.

Tutje, mbrojtësi i Tomoviq, avokati Ali Rexha fjalën përfundimtare e dorëzoi me shkrim, duke thënë se në tërësi i qëndron fjalës përfundimtare pa i hequr asnjë pikë dhe presje.

Po ashtu, edhe mbrojtësi i Vujinoviq, avokati Sradjan Mitroviq, tha se klienti i tij e  ka kryer punën e policit me profesionalizëm, duke kërkuar nga gjykata që ndaj Vujinoviq të nxjerrë aktgjykim lirues.

Ndërkaq, mbrojtësja e Merovcit, avokatja Fatlume Korça-Sekiraqa, kërkoi që ndaj klientit të saj të merren për bazë rrethanat lehtësues të pranimit të fajësisë dhe se ndaj tij të jepet një dënim sa më i ulët.

Mbrojtësi i të akuzuarit Lazoviq, avokati Predrag Milkoviq, tha se gjykata nuk duhet t’i falë besimin deklaratave të të akuzuarit Merovci, pasi që sipas tij janë kundërthënëse dhe se në fund kërkoi që ndaj Lazoviq të nxjerret aktgjykim lirues.

Kurse mbrojtësi i Gogiq, avokati Musa Damati, falënderoi prokurorin special Burim Çerkini që ndaj klientit të tij ishte tërhequr nga të gjitha aktakuzat.

Kurse vetë Gogiq, kërkoi nga trupi gjykues që me rastin e shpalljes së aktgjykimi t’i kthehet dorëzania e lënë.

Pas dhënies së fjalës përfundimtare nga të gjithë të akuzuarit, prokurori Çerkini tha se e ndjen obligim që ta ftojë të akuzuarin Kompiroviq që nëse ka diçka për të lajmëruar apo deklaruar, të shkojë në zyrat e Prokurorisë Speciale.

Pas kësaj, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Mentor Bajraktari e shpalli të përfunduar shqyrtimin gjyqësor, duke e caktuar datën 27 tetor për shpallje të aktgjykimit.

Ndryshe, në seancën e mbajtur më 16 qershor 2020, 33 të akuzuarit e kanë mohuar fajësinë, ndërsa dy të akuzuarit K.S, i cili ka ndërruar jetë dhe Nysret Jashari, kishin pranuar fajësinë vetëm për armëmbajtje pa leje.

Bashkë me 20 policët e veriut, në këtë rast për kontrabandim me mallra janë të akuzuar Izet Jashari, Jeton Morina, Milazim Januzi, Nezir Bilalli, Nysret Jashari, Sabri Isufi, Xhevdet Jashari, Arben Isufi, Bajram Uka, Besnik Morina dhe Faton Isufi, mirëpo rasti ndaj tyre ishte veçuar.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 18 maj 2020, kishte ngritur aktakuzë ndaj 33 personave për dyshimin se kanë kryer veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “marrje ryshfeti”, “kontrabandë me mallra”, “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

BetimipërDrejtësi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy