Komuniteti shqiptaro-amerikan proteston para selisë së OKB-së në New York, kundër ‘akteve luftënxitëse’ të Serbisë

by Nexhat

Pak orë para  seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, komuniteti shqiptaro-amerikan ka protestuar para selisë së OKB-së në New York, kundër terrorizimit dhe veprimeve luftënxitëse të Serbisë.

Parullat si “Serbia ka gjak në duar të veta. Ndaloni së mbrojtur kriminelët”, “Drejtësi për Afrim Bunjakun”, “Qëndroni kundër Terrorizmit”, “Serbia përdor përdhunimin si armë”, janë shfaqur në protestë.

banner

Po ashtu, kishte parulla ku kërkohej drejtësi për vëllezërit Bytyqi, dhe “Serbia është marionetë ruse”.

Shqiptaro-Amerikanët i bëjnë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe komunitetit ndërkombëtar që të përdorin të gjitha mjetet e nevojshme për ta detyruar Serbinë që t’i ndalojë dhe të përmbahet nga veprimet dhe politikat që janë duke e minuar stabilitetin e Kosovës.

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ndër çështjet kryesore që do të trajtohen do të jenë zbatimi i Marrëveshjes Bazë mes Kosovës dhe Serbisë (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksi i Implementimit (Ohër, 18 mars), por edhe sulmi terrorist i paramilitarëve serbë në Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në veri të Kosovës.

E komuniteti shqiptaro-amerikan ka kërkuar ndër të tjera që Serbia dhe udhëheqësit e saj të mbahen përgjegjës, por edhe të përfshirët tjerë në “aktet e agresionit” kundër Kosovës të sillen para drejtësisë. Në komunikatën e tyre gjithashtu thuhet se “rajoni është një fuqi baruti” dhe nëse nuk ndërhyhet me kohë, mund të shpërthejë “luftë e re në zemër të Evropës”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar drejt New Yorkut, ku do të përfaqësojë Kosovën në OKB.

Osmani përmes një postimi në platformën “X” shkruan se sot do të flasë për zhvillimet e fundit në Kosovës, pas sulmit terrorist të Serbisë ndaj vendit tonë,

“Do të trajtoj zhvillimet e fundit në vendin tonë, pas aktit të agresionit të Serbisë dhe do të rikonfirmoj angazhimin tonë për paqen dhe stabilitetin”, ka deklaruar presidentja.

Seanca e Këshillit të Sigurimit mbi raportin e Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK) pritet të fillojë në orën 15:00 me kohën lokale të New Yorkut, kurse në ora 21:00 me kohën lokale të Prishtinës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy