Legjenda e Arsenalit thotë se ylli i Topçinjve po vuan që nga largimi i Granit Xhakës: Nuk është më i njëjti

by Nexhat

Arsenali i ka shpëtuar humbjes në fundjavë ku pas disavantazhit 2-0 arriti të barazonte në 2-2 në derbin londinez ndaj Chelseat.

Mbrojtësi ukrainas, Olesakndr Zinchenko u zëvendësua vetëm pas 45 minutave lojë dhe nuk ishte në formën e tij më të mirë.

Për këtë ka folur edhe legjenda e Ian Wright, duke thënë se që nga largimi i Xhakës mbrojtësi ukrainas më nuk është njësoj.

“Oleksandr Zinchenko pa Granit Xhakën , nuk është më ai i njëjti që jemi mësuar ta shohim”.

“Xhaka ishte shumë i rëndësishëm. Zinchenko duket se nuk mund ta bëjë këtë pa mënyrën se si luante Graniti dhe t’i japë atij lirinë”, tha Wright.

Tutje ish-legjenda e Arsenalit foli edhe për barazimin e Topçinjve në Stamford Bridghes ndaj Chelseat.

“Ne në fund morëm diçka nga ajo ndeshje edhe pse nuk ishim në nivel. Gjithsesi jam i lumtur që nuk u mposhtëm përkundër vështirësive”, tha Wright.

Sezonin e kaluar, Xhaka shpesh luante si mbrojtës i majtë në Arsenal , duke i dhënë Zinchenkos lirinë për të përmbysur në mesfushë dhe për të çuar topin përpara.

Declan Rice dhe Jorginho, të cilët luajtën në mesfushën qendrore kundër Chelseat në fundjavë, nuk kanë për detyrë ta bëjnë një gjë të tillë nga Mikel Arteta. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy