NASA zgjedh Pradën për kostumet hapësinore të astronautëve

by Merita

Inovacioni dhe stili i prodhuar në Itali: Prada do të projektojë kostumet hapësinore për misionin Artemis 3 2025 në bashkëpunim me Axiom Space.

Nëse do të kthehemi në Hënë në vitin 2025, më mirë ta bëjmë me stil.

banner

Ndoshta ky është mendimi që shkëlqeu në mendjet e drejtuesve të NASA-s kur vendosën t’i besonin (edhe) Pradës krijimin e kostumeve hapësinore për astronautët e ardhshëm që do të ecin në satelitin tonë me misionin Artemis 3.

Shtëpia italiane e modës do të bashkëpunojë me Axiom Space, kompania amerikane e hapësirës ajrore që projektoi kostumet e Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin për uljen historike në Hënë më 20 korrik 1969.

Natyrisht Prada nuk u zgjodh vetëm për një çështje stili: lëndët e para dhe teknikat e prodhimit të markës luksoze italiane garantojnë një rezultat inovativ për të siguruar komoditetin e astronautëve në misione.

Inxhinierët italianë do të punojnë ngushtë me ata të Axiom për të identifikuar materialet më të përshtatshme për të garantuar sigurinë dhe komoditetin për astronautët e angazhuar në kërkimin e tyre.

Sigurisht që nuk është hera e parë që një kompani e hapësirës ajrore mbështetet në markat e njohura për të prodhuar kostumet e saj.

Në të kaluarën, SpaceX ka bashkëpunuar me Jose Fernandez, stilisti i kostumeve për superheronjtë e Marvel dhe DC, ndërsa Virgin Galactic ka prodhuar, duke bashkëpunuar me markën amerikane Under Armour, kostumet që turistët e hapësirës duhet të veshin përpara se të hipin në SpaceShipTwo.

Në fund, kompania aeronautike Boeing bashkëpunoi me Reebok për të krijuar çizmet për astronautët e anijes kozmike CST-100 Starliner, të drejtuar në ISS.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy