61
Një 54-vjeçar në Greqi ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti fatal në punë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e shkuar në zonën e Varit, teksa po punonte në një rrugë duke shtuar fibra optike.
Sipas mediave greke, 54-vjeçari, baba i dy fëmijëve ka qenë duke punuar në një rrugë në Kormi, duke shtuar fibra optike.
Gjatë punës, makineria që shërben për çarjen e betonit, nuk e ka parë, dhe i ka kaluar sipër, duke i prerë kokën.
Vendi i ngjarjes është rrethuar nga Policia greke që në momentin e parë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe një zjarrfikëse./Shqiptarja.com