222
“Që nga fillimi i konfliktit ne kemi gjetur mbi një mijë trupa të terroristëve të Hamasit në territorin izraelit”, në zonën afër Rripit të Gazës dhe përgjatë barrierës së sigurisë.
Kështu ka thënë zëdhënësi ushtarak Daniel Hagari.
“Kërkimet vazhdojnë dhe ka mundësi që ky të mos jetë numri përfundimtar”.
“Këto të dhëna – shtoi Hagari – japin një masë të ashpërsisë së luftimeve që u zhvilluan në atë zonë, dhe të heroizmit dhe guximit të treguar nga luftëtarët izraelitë, meshkuj dhe femra, si dhe civilët dhe forcat e tjera të sigurisë”, që u përballën me vrasës barbarë e gjakatarë”. /Ansamed