Arrestime për fajde!

by engel

Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në koordinim me Prokurorin e Shtetit, si rezultat i një hetimi për të identifikuar personat e involvuar në aktivitete kriminale, sot ka ndërmarrë një aksion të gjerë me ç’rast pritet të bien në pranga disa persona të dyshuar për fajde, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se me urdhër të Gjykatës, Policia do të kryejë bastisje në disa lokacione, ku pritet sigurimi i provave materiale që provojnë përfshirjen e të dyshuarve në veprime të kundërligjshme.

banner

Këto burime kanë konfirmuar se subjekt i hetimit kanë qenë disa persona, për të cilët tashmë është urdhëruar arrestimi dhe ndalimi i tyre.

Gazeta Sinjali posedon edhe detaje tjera të rëndësishme lidhur me këtë aksion, mirëpo për shkak të ndjeshmërisë së hetimit dhe me qëllim që lajmi të mos ketë ndikim negativ në mbarëvajtjen e këtij aksioni, tani për tani nuk do të publikojë më shumë informacione.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy