Arta Bilalli-Zendeli: “Për shqiptarët dielli lind në perëndim”, deputetët shqiptarë do t’i votojnë ndryshimet kushtetuese

by Nexhat

Deputetja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli në TV21 ka folur për qëndrimin e deputetëve shqiptarë karshi procesit të ndryshimeve kushtetuese.

Ajo tha se shqiptarët gjithmonë janë nisur nga thënia e rilindasit, Sami Frashëri, “që për shqiptarët dielli lind në perëndim”.

“Nuk paramendoj se ndonjë deputet shqiptarë nuk do të votojë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe nuk dua t’i komentoj me emra të përveçëm kolegët e mi apo paraqitjet e tyre. Për shqiptarët dielli lind në perëndim dhe ne nuk do të kemi lëvizje nga ky qëndrim që e ka thënë që moti Sami Frashëri”, tha Arta Bilalli-Zendeli.

Ajo foli edhe për procesin e ndarjes së Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në rrugën drejt NATO-s. Sipas saj, kjo ndarje i ka zgjatur rrugën Maqedonisë në integrimin edhe në aleancën atlantike.

“Duhet të institojmë deri në fund që të mos shkëputemi nga pakoja me Shqipërinë”, tha Bilalli Zendeli.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy