City ka një alternativë nëse nuk arrihet Musaiala

by Nexhat

Jamal Musaiala është objektivi kryesor i Manchester Cityt për repartin e mesfushës.

Por për të arritur deri te ylli gjerman nuk do të jetë aspak lehtë shkaku i konkurrencës së madhe dhe çmimin prej 150 milionë euro që kërkon Bayerni.

Gjithsesi kampioni në fuqi i Anglisë ka një alternativë nëse nuk arrihet të transferohet ylli i bavarezëve.

Citizens janë duke e monitoruar situatën e mesfushorit brazilian Lucas Paqueta i cili po shkëlqen me fanellën e West Ham.

Në fakt City e kishte kërkuar brazilianin edhe në verë, por West Ham United e kishte refuzuar ofertën e tyre prej 70 milionë euro.

The Sun ka raportuar se City janë të gatshëm të ofrojnë rreth 80 milionë euro në janar për transferimin e brazilianit në Etihad Stadium.

Edhe pse West Ham e vlerëson shumë yllin e skuadrës dhe pritet të rezistojë, City do të bëj përpjekje për transferimin e tij.

26-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 11 ndeshje ku ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në një tjetër.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy