KFOR-i konfirmon vdekjen e një ushtari italian në aksidentin në rrugën Prishtinë-Pejë

by Nexhat

KFOR-i ka konfirmuar se viktimë e aksidentit mes dy automjeteve në rrugën Prishtinë-Pejë, që ka ndodhur sot në orën 15:30 është një pjesëtar i KFOR nga Italia. Lëndime trupore ka pësuar edhe një tjetër ushtar.

“Ushtari italian ishte i punësuar në bazën e KFOR-it në Novosellë dhe ai ishte viktimë e një aksidenti rrugor derisa ai ishte në brenda një VM90” njofton KFOR

banner

Automjeti ushtarak ishte duke qarkulluar përgjatë rrugës që lidhë komunën e Pejës dhe Klinës.

“Ushtari, në gjendje kritike dhe pa ndjenja, u shpëtua dhe u transportua menjëherë me helikopter në Prishtinë, por rreth orës 16:50 ka ndodhur vdekja e ushtarit”, njofto. KFOR.

Në aksident u lëndua edhe një tjetër ushtar.

“Në mjetin e përfshirë në aksident ndodhej edhe një tjetër ushtar i cili u transportua në një gjendje të vetëdijshme dhe të qëndrueshme në Camp Villaggio Italia me ambulancë, dhe më pas u dërgua në spitali ushtarak në Camp Film City për kontrolle të mëtejshme”.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan ULUTAŞ, shpreh ngushëllimet e tij:

“Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta. Mendimet e mia janë me familjen dhe miqtë e ushtarit që ndërroi jetë në këto rrethana tragjike. I urojmë dhe shpresojmë tjetrit një shërim të shpejtë ushtarit të lënduar”.

Shkaku i aksidentit është duke u hetuar.

“Aktualisht Policia Ushtarake Ndërkombëtare po heton në bashkëpunim shkakun e aksidentit me autoritetet vendore dhe ndërkombëtare”, njofton KFOR, transmeton Express.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, tha për Gazetën Express se personi i dyshuar për shkaktimin e aksidentit është dërguar për mjekim të mëtejshëm në QKUK në Prishtinë, dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë.

“Si pasojë e një aksidenti trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë, në komunë të Pejës, një person ka ndërruar jetë, ndërsa personi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin ka pësuar lëndime trupore për çka është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe është është ndaluar për 48 orë”, tha Nikçi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy