146
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.
Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.