Vrasja dhe plagosjet e 4 gushtit në “Bon Vivant”, Prokuroria ka një thirrje për personat që kishin marrë lëndime

by Nexhat

Prokuroria Themelore e Prishtinës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë pësuar lëndime trupore në incidentin që kishte ndodhur më 4 gusht në lokalin “Bon Vivant”, të paraqiten në Policinë e Kosovës,

Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se këtë duhet ta bëjnë në afat prej 15 ditësh, me qëllim të ndriçimit të këtij rasti.

banner

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes këtij njoftimi publik, i bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë pësuar lëndime trupore (të dëmtuarve) në rastin e datës 4 gusht 2023, i cili rast ka ndodhur në lokalin “Bon Vivant”, të paraqiten në Policinë e Kosovës-Njësia e Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë apo në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, dhe atë brenda afatit prej 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit të këtij njoftimi në media dhe në faqen zyrtare të Sistemit Prokurorial, me qëllim të ndriçimit të këtij rasti në plotëni”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, më 4 gusht të këtij viti, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në lokalin “Bon Vivant” ishin plagosur 21 persona. Një prej tyre s’kishte arritur t’ju mbijetonte plagëve dhe kishte vdekur.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy