A do të ketë takim Kurti-Vuçiq , flasin nga Brukseli

by Nexhat

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se Bashkimi Evropian pret që Kosova dhe Serbia të riangazhohen menjëherë dhe pa kushte në dialog, të fillojnë punën për deeskalim dhe të kthehen menjëherë dhe pa kushte në përmbushjen e detyrimeve që dalin nga dialogu.

Ai ka bërë të ditur se në Bruksel nesër nuk ka takim të planifikuar  të nivelit të lartë ndërmjet Kosovës e Serbisë, por takime të ndara mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me liderët evropianë, e njëjtë edhe të Vuçiqit, transmeton gazeta online Reporteri.

banner

Ai konfirmoi se dialogu do të diskutohet në samitin e nesërm të Këshillit Evropian, siç është bërë në të gjitha samitet e mëparshme, sepse, tha Stano dialogu është një çështje shumë e rëndësishme për BE-në.

“Liderët e Beogradit dhe Prishtinës, Kurti dhe Vuçiq janë ftuar në Bruksel për bisedime të veçanta me liderët evropianë. Nuk do të hyj në detaje logjistike tani, do t’i publikojmë më vonë, por ideja është që këto takime të zhvillohen në margjinat e samitit të Këshillit Evropian në shenjë mbështetjeje për kthimin në dialog, sepse ky është mesazhi kryesor i Bashkimit Evropian”, tha

Qeveria e Kosovës gjatë ditës së sotme, ka konfirmuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së 5 emisarëve për një takim me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Presidentes së Komisionit Evropian, në margjina të samitit të Këshillit Evropian, gjatë ditës së nesërme.

Në përgjigjen e Qeverisë së Kosovës bëhet e ditur se takimi do jetë në kuptim të diskutimeve të nisura me 5 emisarët gjatë vizitës së tyre në Prishtinë me datën 21 tetor, në të cilin ata propozuan një plan të ri që përfshinte një paketë më të plotë të zbatimit gjithëpërfshirës të Marrëveshjes Bazike bashkërisht me një draft të propozuar për zbatimin e nenit 7.

Kryeministri Kurti është dakorduar që ky plan i ri të jetë korniza e vazhdimit të diskutimeve të mëtejshme me shtetet aleate, ShBA, Gjermani, Francë dhe Itali.

Të enjten në Bruksel, Kurti dhe Vuçiq pritet të mbajnë takime ndarëse me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy