Transgjinorja Edona James po vazhdon të zbuloj detaje nga jeta e saj private.
Pa komplekse ajo edhe në një diskutim të fundit me disa prej banorëve ka treguar se më parë ka punuar si eskortë.
Nga puna që ajo bënte si eskortë, Edona tha se është paguar deri në 60 mijë euro.
Ndërsa tani ajo tha se të gjitha shpenzimet që ajo ka paguhet nga dy burra, të cilët i shoqëron kur ata duan.
“Kam qenë eskortë, nga një takim eskortë jam paguar 60 mijë euro, unë kam shumë ‘suggar daddy’, ata janë burra që më duan, nuk e kam marrëdhënien si klient edhe tani i kam dy burra që më dhënë para dhe mi paguajnë shpenzimet”, ka thënë Edona mes tjerash.
Edona ndërkohë, gjatë Prime të së hënës ka rrëfyer historinë e jetës së saj dhe ndërrimit të gjinisë që erdhi me plot sfida e paragjykime.