Gjashtë muaj i ngujuar, Lulzim Hetemi kërkon që KFOR-i të largohet nga objekti i komunës

by Nexhat

Ka gjashtë muaj që kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, jeton brenda ndërtesës së komunës. Thotë se do të vazhdojë të mbetet aty derisa largimin nuk ia kërkon shteti i Kosovës, përkatësisht qeveria dhe kryeministri Kurti.

Në një intervistë për RTK, Hetemi kërkon që KFOR-i të largohet nga objekti i komunës sepse konsideron se situata është e qetë.

banner

Hetemi tha se kur hyri në komunë në muajin maj, përveç kaosit, nuk gjeti asnjë punëtor të administratës. Por tani thotë se gjërat kanë ndryshuar. Ka 13 drejtori, 7 drejtohen nga serbët e 6 nga shqiptarët.

“Këta janë punëtorë të rinj të administratës, janë serbë të Leposaviqit”, tha Hetemi. Ai e konfirmon se përveç qeverisë dhe kryeministrit Kurti, të gjithë ia kanë kërkuar dorëheqjen.

“Respekt për Amerikën e respekt për miqtë tanë ndërkombëtarë”, tha ai.

I pyetur nëse është i gatshëm të japë dorëheqje, ai deklaroi: “Dorëheqje… për çka?”.

Hetemi tregon se është i gatshëm menjëherë të largohet nga zyra, me kushtin që në këtë pozitë të vijë një kryetar që njeh dhe respekton shtetin e Kosovës.

E derisa të ndodhë kjo, Hetemi do të vazhdojë të qëndrojë brenda komunës së Leposaviqit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy