Gorani: Jemi te fundi i krijimit të Zajednicës, qe 10 vjet janë fitu e humbë zgjedhjet për këtë temë

by Nexhat

Analisti Dukagjin Gorani tha se jemi drejt fundit të Asociacionit, apo siç u shpreh ai “Zajednicës”.

Ai tha se brenda 10 vitesh, janë ndërtuar identitete politike, janë rrënu identitete, janë fitu e humbë zgjedhje mbi këtë temë.

banner

“Mendoj se jemi nga fundi i një procesi i cili ka zgjatë panevojshëm shumë dhe i cili ka ndërtuar identitete politike brenda vendit tonë për shkak të kundërshtimit të madh. Mos të harrojmë që 10 vjet këtu janë fitu, zgjedhjet janë humbë, janë ndërtu indetitetet politike, janë rrënu indetitetet e të tjerëve gjithmonë në raport me këtë proces, në raport me Asociacionin ose siç njihet në publik Zajednica”, tha ai në “Pressing”.

“Gjatë 10 viteve është prodhu sistematikisht një tregim mbi Zajednicën, i cili në bërthamën e vetë e ka përmbajtë një gabim të qëllimtë logjik, pra një lloj të sofizmit, mbi atë sofizëm është ndërtuar një iluzion i madh, meqenëse tregimi ka thënë kështu, pranimi i çfarëdo forme të një Institucioni, entiteti, i jep fund integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës, ky tregim është bë shumë i madh gjatë 10 viteve, por ndërtimi i këtij tregimi ka qenë aktivitet lokal…”, u shpreh tutje Gorani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy