Ish lojtari i Liverpoolit sulmoi trajnerin, pezullohet nga klubi francez

by Nexhat

Sipas mediumit të njohur francez “L’Équipe”, qendërmbrojtësi francez, Mamadou Sakho është pezulluar këtë të mërkurë nga Montpellier pas sulmit ndaj trajnerit Michel Der Zakarian.

Për shkak të sulmit të ndodhur pas stërvitjes së djeshme, drejtuesit e skuadrës së Ligue 1 vendosën të nisin një hetim të brendshëm, me synimin për të dëgjuar të gjithë dëshmitarët dhe për të konstatuar saktësinë e fakteve.

banner

Sakho do të dëgjohet javën e ardhshme, por vendimi i skuadrës franceze për pezullimin e lojtarit tashmë është marrë.

Mamadou Sakho, ish-futbollist i Liverpoolit, dyshohet se sulmoi trajnerin në dhomën e zhveshjes pas stërvitjes.

Paraditen e kësaj të mërkure, Montpellier njoftoi pezullimin e tij, që do të thotë se nuk do të ketë të drejtë as të futet në ambientet e klubit, ndërsa pritet edhe përjashtimi i tij

Nisur nga ajo që ndodhi, tifozët vendosën një pankartë në hyrje të qendrës stërvitore mëngjesin e sotëm, ku ofenduan Sakhon dhe familjen e tij, duke i kërkuar që të largoheshin nga Montpellier, por ajo u hoq shpejt nga skuadra franceze

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy