Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pranuar kërkesën e pesë emisarëve që të takohet me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Presidentes së Komisionit Evropian, në margjina të samitit të Këshillit Evropian.
Qeveria në një përgjigje për Kohën, ka thënë se ky takim do të zhvillohet në bazë të diskutimeve me pesë emisarët perëndimorë që vizituan Prishtinën dhe Beogradin të shtunën e kaluar.
Gjithashtu, Kurti është dakorduar që planin që e sollën pesë emisarët të jetë kornizë për bisedimet e mëtejshme me Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë, Francën dhe Italinë.
Dje Bashkimi Evropian njoftoi se Kurti dhe Vuçiq janë ftuar për nesër në Bruksel, derisa ky i fundit e konfirmoi pjesëmarrjen.