Lëvizja pa viza nga 1 janari – Sveçla diskuton me drejtorin e zyrës për migrim në Bruksel

by Nexhat

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim Drejtorin e Zyrës për Migrim nga Mbretëria e Belgjikës, Freddy Roosemont dhe Ambasadorin e Belgjikës, Gregoire Cuvelier me të cilët biseduan për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës që hyn në fuqi nga data 1 Janar 2024.

Sipas njoftimit për media bëhet e ditur që Roosemont përgëzoi qytetarët e Republikës së Kosovës që nga data 1 janar do të lëvizin pa viza drejt Belgjikës dhe shteteve të Bashkimit Evropian dhe theksoi që kjo do të jetë një mundësi e mirë për zhvillim ekonomik dhe thellim të lidhjeve mes shteteve dhe qytetarëve.

banner

Ministri Sveçla falënderoi Roosemont për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Belgjikës për Republikën e Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit edhe në fusha të tjera. Qeveria e Republikës së Kosovës ka filluar tashmë fushatën njoftuese në të gjitha komunat dhe për të gjithë qytetarët mbi procedurat dhe kriteret e lëvizjes së lirë nga data 1 janar 2024.

“Ministri Sveçla dhe Roosemont biseduan edhe për sfidën e menaxhimit të migrimit të parregullt me ç’rast ministri njoftoi delegacionin që institucionet e Republikës së Kosovës janë të angazhuara maksimalisht në luftimin e këtij fenomeni duke përfshirë edhe rregullativën ligjore për menaxhimin me migrantë”, thuhet në njoftim.

Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Belgjikës gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera dy palëshe dhe mbesim të përkushtuar që këto raporte të vijojnë edhe më tutje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy