Manchester City merr fitoren e tretë në grup, viktimë e radhës ndaj Young Boys

by Nexhat

Manchester City ka shënuar fitore ndaj Young Boys me rezultat 3-1 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve.

Qyetetarët e nisën shumë më mirë takim dhe krijuar disa raste në pjesën e parë me Matheus Nunes, Jeremy Doku dhe Jack Grealish, por pa sukses.

banner

Edhe në fundin e pjesës së parë kishin raste, Doku dhe Rodrin, por sërish rrjetat heshtën.

Me të filluar pjesa e dytë erdhi goli i parë në ndeshje, kur Manuel Akanji shënoi për 1-0.

Por vetëm pas katër minutash u barazuan shifrat, kur Cheikh Niasse asistoi te Meschack Elia që shënoi për 1-1.

Por sulmuesi më i mirë i Man Cityt, Erling Haaland shënoi nga pika e bardhë në minutën e 67-të për 2-1.

Norvegjezi gjeti golin e dytë personal për 3-1 në minutën e 86-të, pas asistimit nga Rodri.

Man City pas kësaj fitoreje ka 9 pikë, ndërsa Young Boys mbetet me 1  pikë. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy