Oxfam: “Uria si armë” kundër civilëve në Gaza

by Nexhat

Oxfam e ka përshkruar situatën në Gaza si “të tmerrshme” me miliona që “dënohen kolektivisht para botës”.

“Nuk mund të ketë asnjë justifikim për përdorimin e urisë si një armë lufte. Udhëheqësit botërorë nuk mund të vazhdojnë të rrinë duarkryq dhe të shikojnë, ata kanë detyrimin të veprojnë”, thuhet në një deklaratë të organizatës bamirëse me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.

banner

Kjo organizatë theksoi se sipas ligjit ndërkombëtar humanitar është rreptësisht e ndaluar të përdoret uria si një “metodë lufte”, raporton Aljazeera,

“Si fuqi pushtuese në Gaza, Izraeli është i detyruar nga detyrimet [ligjore] për të siguruar nevojat dhe mbrojtjen e popullsisë së Gazës”.

Izraeli ka vendosur një “bllokadë totale” në Rripin dhe ka shteruar furnizimet e tij me ushqim, ujë dhe karburant.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy